Sot nga ora 13:00, në kabinetin e ministrit Hajrulla Çeku, do të mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.
Në kuadër të kësaj ceremonie do të jepen tri çmime:
1. Çmimi i parë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ i ndahet dramës me titull: ‘’Gërrdia’’, shifra ‘’Pamuk’’ autor Astrit Kabashi;
2. Çmimi i dytë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ i ndahet dramës me titull: ‘’Uellsi ka një Mbret’’, shifra ‘’Cardiff’’ autor Jeton Neziraj;
3. Çmimi i tretë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ i ndahet dramës me titull: ‘’Marshi i hijeve të diellit’’, shifra ‘’Kokëçarja’’ autor Florent Kurtalani.