3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mbappe theu edhe një rekord tjetër në PSG

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka thyer një rekord tjetër te Paris Saint-Germain, duke tejkaluar Edinson Cavanin në listën e golashënuesve më të mirë të klubit në ndeshjet e zhvilluara në Parc des Princes.

Duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 të së mërkurës mbrëma ndaj Toulouse në Trophée des Champions, Mbappe është tani golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Parc des Princes, duke shënuar golin e tij të 111-të në terrenin vendas dhe duke kaluar ish-shënuesin e 110 golave, Edinson Cavani, të shënuar midis 2013 dhe 2020.

Ashtu si ‘El Matador’, Mbappe arriti momentin historik në sezonin e tij të shtatë në klub. Një udhëtim që filloi më 30 shtator 2017, kur ai shënoi golin e tij të parë në shtëpi në fitoren 6-2 ndaj Bordeaux.

111 golat për Mbappen kanë ardhur kundër 42 kundërshtarëve të ndryshëm, duke filluar me viktimat e tij më të shpeshta Dijon (7 gola të shënuar), Lille, Metz dhe Monaco (6 gola), dhe më pas Angers, Lyon, Marseille, Montpellier, Nantes dhe Saint-Etienne (5 gola).

Golat e Cavanit erdhën kryesisht kundër Guingamp (10 gola të shënuar), Bordeaux dhe Saint-Etienne (8 gola) dhe Reims (6 gola).

Sezoni më pjellor i Mbappes në Parc des Princes ishte sezoni 2018/19, me 23 gola të shënuar, i ndjekur nga sezonet 2021/22 (20 gola) dhe 2022/23 (18 gola).

Për Cavanin, sezoni 2017-18 ishte më i suksesshmi i tij me 24 gola në Parc de Princes, i ndjekur nga sezonet 2016/17 (21 gola) dhe 2014/15 (20 gola).

Statistikat e dy lojtarëve sipas konkurrencës janë pothuajse identike: 83 gola në Ligue 1, 17 gola të Ligën e Kampionëve, 7 gola në Coupe de France dhe 3 gola të Coupe de la Ligue për Cavanin, krahasuar me 88 gola në Ligue 1, 18 gola në Ligën e Kampionëve, 3 gola në Coupe de France, 1 gol në Coupe de la Ligue dhe tani 1 gol Trophée des Champions për Mbappen.

E vetmja pikë ndryshimi midis të dyve është se vetëm Kylian arriti të shënoj kater gola brenda një ndeshje në Parc des Princes, kundër Lyonit më 7 tetor 2018.

Më Shumë

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Lajmet e Fundit