Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kosova, shembull i demokracisë për rajon

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. KASH thekson se viti 2024 nisi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.

 

“Si gjithmonë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e dëshmuan se nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi.

Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin, realitet i dëshmuar çdo ditë e më shumë, por edhe qytetarët e saj, merituan lëvizjen e lirë për një kohë të gjatë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO është veprimi më i rëndësishëm që përfundimisht do të siguronte sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhet në mesazhin e urimit.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit