Portieri i Ajaxit: Kosova dhe Shqipëria më janë afruar, por unë po e pres Gjermaninë

Një tjetër futbollist e ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës. I radhës është Diant Ramaj, portieri i skuadrës së Ajaxit.

Ramaj, i cili është lindur në Stuttgart të Gjermanisë, ka mundësi që të zgjedh mes tri shteteve, Kosovës, Shqipërisë e Gjermanisë.

Në një intervistë për mediumin holandez Her Parool, Ramaj ka zbuluar se i kanë ardhur dy ftesa nga Kosova dhe Shqipëria, por që të dyja i ka refuzuar me arsyetim se shpreson të luajë për Gjermaninë.

“Unë duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj atë shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, tha fillimisht ai.

Ramaj e di se Kombëtarja gjermane ka në radhët e veta portierë të nivelit të lartë si Manuel Neuer, Marc-André ter Stegen dhe Kevin Trapp, por ai ka shpresë se mund të zë një vend në ekip.

“Portierët e Gjermanisë janë mbi tridhjetë vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ekziston një portier i ri kudo. Nuk po them se duhet të shkoj si portier i parë atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t’i tregojë botës se një brez i ri po vjen. Në këtë moshë unë jam portier i parë te një klub i madh siç është Ajaxi.. Ndoshta pres më kot. Nga ana tjetër, nuk dëshirojë ta zbulojë më vonë se mund të isha portier i Gjermanisë. Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën i shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë”, përfundoi ai.

Skuadra e Diant Ramajt, Ajaxi nuk po kalon qaste të mira në kampionatin holandez, ata janë të pestit në tabelë me 25 pikë, plotë 23 më pak se kryesuesit.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit