25 vite nga rënia e dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

Sot janë bërë 25 vjet nga rënia e heronjve Fitim Duraku dhe Skender Rexhepi.

Më këtë rast sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve bën homazhe tek vendi i rënies në Krushë të Madhe dhe në vendin e rënies mbi fshatin Fortesë.

“Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku janë simbol i rezistencës, i përkushtimit dhe i vendosmërisë së pashoqe në luftën e lavdishme për liri. Ata u flijuan për idealin e lirisë dhe të bashkimit, për përparimin dhe dinjitetin tonë kombëtar e njerëzor. Pas vetes lanë një veprimtari të bujshme jetësore, e cila do të kujtohet dhe nderohet brez pas brezi”, tha ai.

Sipas tij, dëshmorët e atdheut, Skender Rexhepi, Fitim Duraku dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e këtij nënqielli, janë yje të pashuar të lirisë.

“Ata janë fanar që ndriçojnë rrugën tonë. Ne që mbijetuam luftën, e kemi për detyrë dhe për nder që të përpiqemi të ecim me hapa dinjitoz në rrugën e trasuar me gjak e jetë, në mënyrë që të përmbushim idealet e dëshmorëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Skënder Rexhepin dhe Fitim Durakun! Lavdi jetës dhe veprës së tyre”, tha ai.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit