27.8 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025

Prishtina triumfon në çastet e fundit kundër Bashkimit

Në një sfidë, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit, Sigal Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat 84:83 (31:25, 17:27, 16:11, 20:20), në javën e 19-të të Superligës.

Çereku i parë ishte interesant, ku prizrenasit kishin deri në pesë pikë epërsi 5:10, por që u fitua nga vendasit 31:26. Në periudhën e dytë, nga momenti kur vendasit ishin në epërsi 41:36, prizrenasit nisën një seri të jashtëzakonshme 1:16 për epërsinë 42:52, por me gjashtë pikë radhazi nga kryeqytetasit pjesa e parë përfundoi 48:52.

Perioda e tretë ishte interesante, ku shumë herë u barazua rezultati, që pas 30 minutash në semafor ishte 64:63. Drama vazhdoi deri në fund. Bashkimi po fitonte 77:82, por në momentet vendimtare, bardhekaltrit barazuan shifrat në 82:82 dhe në çastet e fundit, Muhamedali Janjeva shënoi për 84:83, që ishin pikët vendimtare, pasi aksioni i fundit nga Portokallezinjtë nuk ishte i suksesshëm.

Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 18 pikë e 12 asistime dhe Shaheed Davis me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Will Daniels me 24 pikë e dhjetë kërcime, Isiah Umpig me 16 pikë e 11 asistime dhe Altin Morina me 17 pikë.

Bardhekaltrit kanë 13 fitore e gjashtë humbje, derisa Portokallezinjtë kanë shtatë fitore e 12 humbje.

Më Shumë

KRU “Gjakova” në tri zona të Rahovecit nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se në tri zona të Rahovecit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. Në një...

Zhgënjim në Letoni, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi 1-1

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një paraqitje zhgënjyese në përballjen ndaj Letonisë, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, rezultat që venit dukshëm...

Lajmet e Fundit