16.3 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Jose Mourinho i ofrohet Barcelonës

Agjenti Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Jose Mourinho-n skuadrës së Barcelona-s, të cilët janë në kërkim të një trajneri të ri përpara sezonit 2024-25.

Trajneri aktual Xavi njoftoi të shtunën në mbrëmje se ka vendosur të largohet nga gjigantët katalanas në përfundim të sezonit, me skuadrën e tij shumë larg ritmit në garën për titull në La Liga.

Pasi u kurorëzua si kampione e Spanjës sezonin e kaluar, Barça është e katërta në renditjen e ligës së parë, 11 pikë prapa liderit surprizë Girona dhe 10 prapa nga rivalët e vjetër Real Madrid.

Që kur mori frenat në “Camp Nou” nga Ronald Koeman në tetor 2021, Xavi ka arritur 76 fitore në 122 ndeshje konkurruese, duke i dhënë spanjollit një përqindje fitoresh prej 62%.

Sipas gazetës spanjolle “ABC”, agjenti i Mourinho-s, Mendes, i ka ofruar klientin e tij Barcelona-s, pasi kërkimi i tyre për një pasardhës të Xavi po vijon.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco është një tifoz i menaxherit 61-vjeçar, pasi ka fituar Champions League me Porto-n nën drejtimin e portugezit në 2004.

Mendes dhe Deco raportohet gjithashtu se kanë një marrëdhënie pozitive, me të parin që është përfshirë në një numër transferimesh të Barcelona-s në vitet e fundit.

Mourinho është në kërkim të një pune të re pasi u shkarkua nga Roma në fillim të muajit, me verdhekuqtë aktualisht të pestët në Serie A.

Trajneri portugez udhëhoqi Roma-n drejt trofeut të parë evropian në sezonin 2021-22, duke ngritur Conference League pasi mposhti skuadrën holandeze Feyenoord në finalen e Tiranës.

Pasi ka menaxhuar Real Madrid-in për një periudhë trevjeçare midis 2010 dhe 2013, Mourinho është i njohur për tifozët e Barcelona-s, të cilët e panë skuadrën e tyre të mposhtur në garën e La Liga-s nga ekipi i 61-vjeçarit në vitin 2012.

Së bashku me ofrimin e menaxherëve nga agjentët, kampionët spanjollë thuhet gjithashtu se po hartojnë listën e tyre të ngushtë të opsioneve, me Jurgen Klopp që gjendet gjithashtu aty.

Trajneri gjerman zbuloi planet e tij për t’u larguar nga Liverpool në fund të sezonit përpara fitores 5-2 ndaj Norwich City në Kupën FA të dielën.

Është pohuar gjithashtu se Barça ka caktuar Mikel Arteta të Arsenal-it dhe Julian Nagelsmann të Gjermanisë si ardhje të mundshme. Albanian Post

Më Shumë

Albin Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka...

Arrestohet prokurori i Prizrenit, Beqë Shala – dyshohet për marrje të ryshfetit

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës...

Lajmet e Fundit