0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Historia e këngës, ‘Moj e mira te Pojata’

Një nga këngët më të dashura të skenës të muzikës rok, “Moj e mira te Pojata”, që i dha zë Haki Misini dhe grupi MAK, ka një histori të veçantë të krijimit. Emisioni “Fjalë e Tinguj” në RTK jep dimensione të ndryshme kohore të rrugëtimit të kësaj kënge dhe të grupit përgjithësisht.

 

Grupi MAK u formuan në vitin 1973 në qytetin e Mitrovicës dhe njihet si grupi pionier i krijimtarisë së muzikës rok.

“Ia kemi lënë emrin MAK edhe një kohë nuk e kemi tregu domethënien e emrit,publiku në Mitrovicë e ndërlidhte ‘MAK’ me lulen me të njëjtin emër, e në fakt ne MAK e vu si ‘Muzicientët Ambicioz Kosovar’, që shprehet edhe ambiciet tona për muzikë,që më u bë të mirët në krejt Kosovën”, ka thënë Xhevdet Gashi, njëri nga pjesëtarët e grupit bashkë me Haki Misinin, Mehmet Tupellën, Rexhep Ismailin- Bulli, Haki Bajraktarin, Sedat Isufin.

Kompozitori Xhevdet Gashi në emisionin “Fjalë e Tinguj” ka dhënë detaje të krijimit të kësaj kënge, e cila ka dalë në dritë të publikut një vit pas krijimit.

“Këngën ‘Moj e mira te Pojata’ e kam bërë në konvikt në Prishtinë sa isha student në vitin 1975,  e kemi pas një fazë të testimit të këngës, një herë e kemi luajt nëpër evente të ndryshme për ta parë si po e pret publiku. Është incizuar në produksionin e Radio Televizionit të Prishtinës në vitin 1976”, ka thënë ai.

Gashi tutje ka thënë se kjo këngë dhe krijimtaria e MAK-ut përgjithësisht ka pasur një ndikim të dukshëm kulturor.

“Në vitin 1976 ka qenë festivali ‘Rinia këndon’. Ishim në sallën 1 tetori, ish-25 maji, salla ka qenë e stërmbushur mbi 3 mijë veta. Aty e kemi parë reagimin e publikut tepër i ngrohtë, aty e kemi dalluar që kjo këngë e ka kryer misionin e vet”, tregon Gashi.

Feim Kurhasani njohës i muzikës rok shprehet se Xhevdet Gashi ka ditë të përcjellë sensin e kërkesën e audiencave në atë kohë.

“Kjo këngë ka qenë në top lista me javë të tëra”, ka thënë ai.

Inspirimi tekstual i kësaj kënge ka qenë folklori, ndërkaq inspirimi muzikor ishte “ Black night” e grupit Deep Purple.

Përtej këngës “Moj e mira te pojata”, edicioni i kësaj jave i emisionit “Fjalë e tinguj” ka trajtuar edhe segmente tjera të krijimtarisë së grupit MAK. Xhevdet Gashi tregon se si u inspirua nga poezia e Latif Berishës,

“U ndava i kënaqur me të po nuk m’u duk pak që bëra për ‘Tri gota’ si poezi, më vonë në vitet e 80-ta e komponova edhe një herë për korin miks të Radio Prishtinës. Profesor Rafet Rudi e realizoi shumë bukur, m’u duk që ia dhashë hakun”, thotë ai.

Rishtazi është bërë promovimi i librit “MAK Prijës i muzikës ROK” nga Naim Kurteshi/rtk

Më Shumë

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

Mbyllen 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e...

Lajmet e Fundit