9 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Kylian Mbappe dërgon PSG-në në çerekfinalet e Champions League

Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinalet e Champions League pasi mposhti Real Sociedad-in me rezultat të përgjithshëm 3-0 në ndeshjet e raundit të 16-të.

Gjigantët francezë pasuan një fitore 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë tre javë më parë me një sukses 2-1 në ndeshjen në “Reale Arena” të martën, falë dy golave të yllit Kylian Mbappe.

Numri “7” i PSG-së hapi rezultatin me golin e tij të 45-të në Champions League, duke u bërë lojtari i dytë më i ri (25 vjeç e 76 ditë) që arrin këtë pikë pas Lionel Messi-t (24 vjeç e 257 ditë). Mbappe më pas shënoi golin e dytë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mikel Merino realizoi golin e nderit për vendasit, kur arriti të kalonte portierin e PSG-së një minutë para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

PSG, i cili do të zbulojë kundërshtarët e tyre në çerekfinalen e Champions League kur të hidhet shorti më 15 mars, kthehet në detyrën e Ligue 1 të dielën kur mirëpret Reims në “Parc des Princes”, ndërsa Real Sociedad do të kërkojë t’i rikthehet fitimeve kur të udhëtojë te Granada në La Liga të shtunën.Albanian Post

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

 

 

Më Shumë

S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy persona në Rahovec

Në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec, të martën rreth orës 23:10, dy persona, një femër dhe një mashkull shtetas të Kosovës, janë arrestuar, pasi...

Mbahet mbledhja e parë e ekipit drejtues të Komunës së Prizrenit

Pas konstituimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe përmbylljes së ciklit të emërimeve të drejtorëve, sot është mbajtur mbledhja e parë e ekipit...

Lajmet e Fundit