Dhimbja

Skënder Berisha

Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh
Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë
E lyer me tjera ngjyra
Si blerim i shkrryer
Si dritë e errësuar
Që përvidhet për të zënë vend në mua

Nuk e ndiej deri vonë
Kur ngryset mirë dhe fshihen yjet
Nis dhe e ndiej si endet
Se më dhemb
Kur rrëzohet

Tërbohet kur i gjen copat e veta të harruara
Shumëzohet me to
Rrit përmasat e veta
Fryhet e plas
Duke ushqyer klyshët

Nisi e ndiej në thellësitë e mia
Kur më dhemb
Them është ajo
E njëjta
Po ajo e vjetra

24 mars 2024

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit