Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi.

Në këtë kuadër, në koordinim me Departamentin e Arsimimit në Prizren, policia mbajti ligjëratë me nxënësit e shkollave fillore në komunën e Prizrenit mbi temën: “Dhuna në Familje”.

Qëllimi i këtyre ligjëratave ishte të sensibilizonte nxënësit në lidhje me sjelljet negative, si dhe të ndërgjegjësonte për parandalimin e tyre. Gjatë ligjëratave u diskutua për formën dhe llojet e dhunës në familje, si dhe masat për parandalimin e saj.

Këto ligjëratë do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera në rajonin e Prizrenit.

 

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit