11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Përkujtohet “Epopeja Gorozhupit”

Sot, u  përkujtua 25-vjetori i operacionit “Shigjeta”, organizuar nga Brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut.

Në Gorozhup, i rrethuar nga malet e Pashtrikut, nisi operacioni luftarak “Shigjeta” me qëllim rrëzimin e kufirit ndërshqiptar, i kontrolluar nga okupatori serb.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, të premten u mblodhën ish-eprorë dhe veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve.

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, tha se 25 vite pas këtij operacioni, Ushtria e Kosovës është zhvilluar si një forcë profesionale, e gatshme për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit.

Zv/komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, vuri në dukje se UÇK-ja theu mitin e pamposhtjes së serbëve, pavarësisht se ishte një ushtri e vogël, por me shpirt të madh.

Fjalë përkujtimi mbajtën edhe sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj-Shala, të cilët theksuan se sakrifica e luftëtarëve dhe gjaku i dëshmorëve sollën lirinë e shumëpritur.

Në “Epopenë e Gorozhupit” të vitit 1999, 16 dëshmorë të Brigadës 128 ranë në altarin e lirisë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, duke vulosur me gjakun e tyre lirinë e Kosovës.tv prizreni

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit