Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”.

Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Panairi organizohet si gjithnjë, në ambient të hapur, te ‘Sheshi i Lidhjes’, në qendër të qytetit.

Në secilën mbrëmje të Panairit, duke filluar nga ora 20:00, do të ketë nga dy takime letrare në Kej, buzë Lumbardhit, ku do të promovohen shkrimtarë e studiues nga Prizreni, Prishtina, Tirana, Shkupi, Durrësi dhe Mitrovica.

Autorët që do të përurojnë veprat e tyre janë: Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuçi, Skënder Zogaj, Xhevair Lleshi, Fjolla Spanca, Engin Noyan, Donika Dabishevci, dhe një orë letrare do t’i kushtohet veprimtarisë artistike të shkrimtarit të ndjerë, Haqif Mulliqi.

Me këtë program, dashamirët e librave do të kenë mundësi të dëgjojnë trajtime e diskutime nga proza, poezia, historia, etj.

Mbrëmjet letrare do të drejtohen nga Ditar Kabashi dhe Osman Goranci./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit