Sot në Suharekë shfaqet filmi dokumentar kushtuar heroit Xhemajl Rexha

Për nderë të 26 vjetorit të rënies në altarin e lirisë të heroit Xhemaj Rexha i lindur në Papaz të Suharekës, do të shfaqet filmi dokumentar “Portreti i hrehtu i një luftëtari të madh”.

Dokumentari do të shfaqet me datë 25 gusht 2024, në ora 16:00 në bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Therandë.

Njoftimi i plotë:

Ftesë

Ftoheni që të merrni pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar komandantit heroi Xhemajl Rexha.

PORTRETI I HESHTUR I NJË LUFTËTARI TË MADH

25 Gusht 2024, ora 16:00 në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në  Therandë.

Heroi Xhemajl Rexha, 1961-1998

Në këtë film dokumentar është paraqitur jeta dhe vepra e heroit, Xhemaj Rexha. Komandant Xhema ra dëshmor me 26.08.1998 në luftën për lirinë  e Kosovës, kundër okupatorit serb. Veproi në ilegalitet si anëtar i rregullt i LPK-së, si dhe mori pjesë në organizimin e demonstratave në Suharekë dhe Prizren. Komandat Xhema, u dënua me burgim dhe pas daljes nga burgu filloi mobilizimin për luftë,  ku dhe u emërua komandant kompanie i UÇK-së.

Për sakrificën dhe kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, Xhemaj Rexha, me 7 mars të vitit 2017 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit