17.8 C
Prizren
E premte, 4 Tetor, 2024

Fury, Usykut: Bëra një gabim në duelin e parë, në revansh do të ndjesh gjithë zemërimin tim

Tyson Fury postoi së fundi një mesazh në Instagram, duke i thënë kampionit të unifikuar të peshave të rënda, ukrainasit Oleksandr Usyk, se ai bëri një “gabim” në përballjen e parë mes tyre, në maj të këtij viti.

Boksieri britanik shprehet i penduar që nuk e përfundoi me sukses misionin e tij në sfidën që ata patën në Arabi, duke pësuar humbjen e parë në karrierë (numëron 34 fitore, 1 humbje e 1 barazim). Për pasojë, Fury i shkruan Usyk (22 fitore e asnjë humbje) se do të ndjejë gjithë zemërimin e tij në revanshin që ata do të zhvillojnë më 21 dhjetor, po në Riad. Ai shkruan se “mbreti cigan” është ringjallur. Fury është përpjekur të kuptojë se çfarë shkoi keq dhe kuptoi se e kaloi pjesën më të madhe të duelit me Usyk duke u mbështetur me shpinën kundër litarëve.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Ai përdori të njëjtën strategji si në sfidën kundër Wladimir Klitschko, në vitin 2015. Dallimi ishte se Usyk nuk kishte frikë ta godiste dhe ia doli mbanë atë natë.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Unë e godita por nuk munda ta mbaroj punën! Gabim. Tani do të ndjesh zemërimin e një kërcënimi”, ka thënë Tyson Fury në Instagram, duke i dërguar një mesazh Oleksandr Usyk. “Gypsy King 2024 po vjen për ju. 21 dhjetori është i imi kundër botës. Do të jem kampioni i ardhshëm i peshave të rënda në tri kategori”, ka shtuar Fury, që pritet të ndryshojë formë dhe strategji për revanshin, siç bëri ndaj Wilder.

Më Shumë

Përurohet gjimnazi në Romajë të Hasit

Sot në fshatin Romajë të Hasit u përurua shkolla e re, e cila do të shërbejë si një qendër edukative për nxënësit e gjimnazeve...

Njohja e viteve të 90-ta për pensionet e punonjësve të arsimit, SBAShk dorëzon sot peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), do të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura...

Lajmet e Fundit