Në Malishevë mbahet orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë

Në prag të 20-vjetorit të tragjedisë së aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë të Gjimnazit të Malishevës, Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ka pasuruar bibliotekën e këtij gjimnazi me një fond të ri librash.

Me këtë rast, u mbajt një orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë.

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte bashkëkohëse me viktimat, kujtoi me emocion këtë ngjarje tragjike. Ajo theksoi se pasurimi i bibliotekës është një mënyrë e veçantë për të nderuar kujtimin e tyre, duke qenë se ata ishin pjesë e këtij gjimnazi dhe kjo bibliotekë mban emrin e tyre.

Krasniqi bëri të ditur se, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, janë përkrahur edhe bibliotekat e tjera shkollore me një fond prej rreth 150 mijë euro, duke shtuar tituj kryesisht shkencorë në fushën e albanologjisë.

Në këtë aktivitet, profesori Ramiz Sopaj, i cili mbajti një fjalë për ngjarjen, foli edhe rëndësinë e aktiviteteve kulturore që mbahen në përkujtim të maturantëve.

Në përmbyllje, nxënësit e klasës së 11/8 organizuan një orë letrare kushtuar 15 maturantëve dhe shfaqën një dokumentar për tragjedinë e 14 tetorit 2004, ku humbën jetën 15 maturantët nga Malisheva.

I tërë aktiviteti, u përshkrua me emocion dhe me lot në sy nga të gjithë të pranishmit.

 

 

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit