7.8 C
Prizren
E diel, 10 Nëntor, 2024

Inaugurohet memoriali i Komandant Leopardit në Piranë

Në fshatin Piranë, u përurua sot memoriali kushtuar komandantit të shquar të UÇK-së, Xhavit Elshani, i njohur me nofkën “Leopard”. Ceremonia, e organizuar nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, mblodhi shumë pjesëmarrës për të nderuar kontributin e tij në luftën për liri.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e sakrificës së heronjve. “Shteti ynë dhe liria që kemi sot janë rezultat i sakrificës dhe kontributit të veprimtarëve siç ishte Xhavit Elshani,” tha ai.

Adem Morina, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e përshkroi këtë ngjarje si një ditë të veçantë për fshatin Piranë dhe gjithë Anadrininë. “Sot nderojmë jetën dhe veprën e komandant Leopardit, një figurë të shquar të historisë sonë,” u shpreh ai.

Tasim Bajrami, përfaqësues i shoqatës së veteranëve të luftës në Piranë dhe bashkëluftëtar i Elshanit, vlerësoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm. “Falë veprimtarisë së tij të lavdishme, Xhavit Elshani radhitet ndër figurat më të ndritshme të kombit tonë,” tha Bajrami.

Po ashtu, Bejtullah Bejtullahu, përfaqësues i UÇPMB-së, theksoi rëndësinë e Xhavit Elshanit në çlirimin e Kosovës. “Ai ishte ndër kontribuesit më të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës dhe në luftën për çlirimin e tokave shqiptare,” shprehu Bejtullahu.

Në fund të ceremonisë, Leutrim Elshani, djali i ish-komandantit, falënderoi të pranishmit për mbështetje dhe nderim. “Liria që gëzojmë sot është falë sakrificës së babait tim dhe gjithë popullit të Kosovës,” tha ai.

Xhavit Elshani ishte një veteran i UÇK-së, i cili gjatë luftës në Kosovë mori plagë në beteja të lavdishme dhe ndërroi jetë në vitin 2021, pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 53 vjeçare. Ai gjithashtu kishte qenë një futbollist i shquar në shumë klube të rajonit të Prizrenit, duke lënë një trashëgimi të vyer në të dyja fushat./Tv Prizreni/PP/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Përvjetori i themelimit të gjimnazit ‘Gjon Buzuku’ në Velezhë: Një rrugëtim 30 vjeçar

Nue Oroshi Sot, më 5 nëntor 2024, janë plot tridhjetë vjet që, me iniciativën e atdhetarit Don Pren Kola, u themelua paralelja e gjimnazit "Gjon...

Mjegull në mëngjes dhe mot me diell dhe i vranët sot, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e...

Lajmet e Fundit