5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ivanoviç hetohet për vrasjen e shqiptarëve

Oliver Ivanoviç

EULEX-i po interviston politikan serb të veriut, Oliver Ivanoviçin, bëjnë të ditur mediat serbe. Sipas tyre ai po intervistohet në pjesën jugore të Mitrovicës. Ndërkohë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha për Radio Kosovën se EULEX-i ka pasur një aksion në Veri të Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera. Kurse, zëdhënësja tjetër, Irina Guduleviq ka thënë për B92 se EULEX-i po interviston një person nga veriu i Mitrovicës për krime të luftës.

Mediat raportojnë duke u thirrur në burime se Ivanoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Ai dyshohet për veprat penale, torturë ndaj popullatës civile dhe vrasje të civilëve në baza etnike. Ai është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000.

Ivanoviq, është duke u marr në pyetje rreth vrasjes së shqiptarëve gjatë vitit 1999, me theks vrasjen e 10 prej tyre që kishte ndodhur në mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës. Atë natë në veri të qytetit ishin vrarë 10 shqiptarë dhe për asnjë prej tyre nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie asnjëherë.

Me akuza të njëjta Ivanoviq u përball edhe në kohën e UNMIK-ut. Ky misioni nisi një hetim për krime luftë ndaj tij në vitin 2002. Megjithëse ai atëherë hodhi poshtë akuzat duke i quajtur si qesharake dhe të pabaza. Atëkohë, UNMIK-u i tërhoqi këto akuza dhe pushoi hetimet ndaj Ivanoviqit.

Ndërsa, Nisma Qytetare Serbe ka reaguar ndaj informacioneve në disa media, se kryetari i saj, Oliver Ivanoviq, është arrestuar. Në komunikatën e saj thuhet se “Ivanoviq nuk është arrestuar, por si qytetar i përgjegjshëm, i është përgjigjur thirrjes së EULEX-it për të dhënë deklaratë”.

“Kjo thirrje ka absolutisht qëllim politik, për të krijuar një balancë me arrestimet në komunitetin shqiptar. Padyshim se ka për qëllim edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit në të gjithë komunitetin serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës Qytetare Serbe.

Arrestohet Oliver Ivanoviç

Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it në një aksion që është duke vazhduar ka arrestuar Oliver Ivanoviçin, bëjnë të ditur burime të Kosovapress.

Ivanoviç momentalisht është duke u mbajtur në stacionin policor në Veri ku është duke u intervistuar.

Sipas mediave, Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për politikanin serb nga Veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Më Shumë

Përurohet pllaka përkujtimore për martirët e Krushës së Vogël

Në Krushë të Vogël u përurua sot një pllakë përkujtimore te Oda e Sejdi Batushës, kushtuar martirëve të vrarë gjatë masakrës së vitit 1999....

Mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. IHK njofton se temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit