-0.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Tri vjedhje, katër arrestime në Prizren

arrestimi 2Katër persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar nga policia në Prizren.Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas lajmrimit të rasteve të vjedhjeve nga qytetarët.

“Në tri raste të ndara dhe vende të ndryshme, qytetarët kanë ndihmuar policinë që t’i identifikojë dhe arrestojë katër meshkuj, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes në tentativë, ngase të njëjtit janë kapur në flagrancë nga qytetarët gjatë kryerjes së vjedhjes dhe janë lajmëruar në polici”

“Rasti i parë ka ndodhur me datën 23 janar, rreth orës 20:55 minuta në rrugën “Adem Jashari”, me ç’rast dy të mitur kanë hyrë në një shtëpi për të vjedhur mirëpo janë kapur nga i zoti i shtëpisë”.

“Në prani të prindërve janë intervistuar dhe është kuptuar se të njëjtit janë recidivist të veprave të ngjashme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të mitur të caktohet masa e arrestit”.

“Rasti i dytë ka ndodhur me datën 23 janar. Rreth orës 22:35 min në rrugën “Gjallica”. Disa qytetarë të çastit kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin N. Thaçi, pasi i njëjti me një mjet të metaltë të adaptuar si kaçavidë ishte duke e thyer derën e një automjeti. I dyshuari është arrestuar ndërkaq mjeti (“çelësi kallauz”) është sekuestruar dhe do t’i dorëzohet prokurorisë si provë materiale. I dyshuari është përsëritës i veprave të tilla”.

“Rasti i tretë ka ndodhur me datën 26 janar, rreth orës 18:00 në rrugën “Shahadin Berisha” në Prizren. I dyshuari K. Kolukaj është zënë në flagrancë nga pronari i shtëpisë i cili ka thirr policinë në ndihmë. Hetues policorë kanë proceduar me rastin dhe kanë kuptuar se i dyshuari është përsëritës i veprave të vjedhjes që kanë ndodhur në ditën e njëjtë. Edhe ky i dyshuar është ndalur në mbajtje nën masën e arrestit policor të nënshkruar nga prokurori i shtetit”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS-it e gjen Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë vitit 2023. Shefi...

Mbi 1800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 853 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 17 aksidente me të...

Lajmet e Fundit