Ajo që s’e them

Poezi nga Azem Shkreli

Ajo që s’e them s’është foshnje që përkundet
Kot së koti dhe rritet. S’është as vala
Që lyp brigje të tjera dhe nuk mundet
Është burim për të cilin digjet etjes fjala

Ajo që s’e them s’është hije. As tehu që hasi
Në gurin e së pathyeshmes dhe u lakua në dëshprim
Dhunë e dhëmbjes është. Klithja që plasi
Kupën e ëndjes sate dhe të durimit tim

Ajo që s’e them s’është kullë e shembur brenda
S’është dënim i dashjes dhe nuk është e huaj
Njerëz e njolla e gjithë ç’ju përmenda
Ajo nuk është guri im mbi varrin tuaj

Ajo që s’e them s’është heshtje. As magjia
E lashtë e saj që ja dimë të fshehura halët
Dhe do t’i trembet kobit të vet zbraztia
Kur të ja flak unë fytyrës leckat fjalët

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit