1.5 C
Prizren
E martë, 14 Janar, 2025

Qytetari nga Kosova kapet në kufi nga policia e Shqipërisë

Një 41-vjeçar nga Kosova me iniciale V. Z., është kapur nga autortietet shqiptare duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri me 13 mijë e 420 euro pa i deklaruar. Ai ështrë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërsa shuma prej 13.420 eurosh, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Në raportin 24 orësh të Policisë së...

Peja ia bën 3-0 Prizrenit

Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë ndaj Prizrenit këtë stinor në kampionat, ndërsa sonte pas çerekut të parë të fortë 32-18 ka çuar...

Lajmet e Fundit