17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Ballkani ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

Ballkani ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë, përfshirë portierin Damir Luljanoviq, pas katër viteve të tij në klub.

Në një njoftim zyrtar, klubi nga Suhareka ka shprehur mirënjohje për kontributin e Luljanoviqit, duke theksuar se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e arritura nga skuadra. Përveç tij, Ballkani ka falënderuar edhe mbrojtësin Arbnor Halitjahaj dhe sulmuesin Alfred Mensah për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në çdo paraqitje.

“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës. Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha. Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre. FC Ballkani i dëshiron futbollistëve suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, ka shkruar skuadra nga Suhareka.

Marketing

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Delirium

Lajmet e Fundit