Bob Dylan: Nëse ndonjëherë ju kërkohet të shikoni veten, mos e bëni

Bob Dylan ka qenë për më shumë se pesë dekada një influencë e jashtëzakonshme në muzikën dhe në kulturën botërore, jo vetëm me notat muzikore, por edhe me penën e tij. Ai fitoi edhe çmimin prestigjioz: Nobelin për Letërsi.

Çmimi Nobel iu dorëzua me këtë argument: krijimin e frazave të reja poetike brenda traditës madhështore të këngës amerikane.

I lindur në vitin 1941 si Robert Allen Zimmerman, karrierën e tij muzikore Dylan e nisi 1959, duke interpretuar nëpër kafenetë e Minnesotas.

Vitet ‘60-të sjellin bumin e krijimtarisë së tij. Këngë si “Blowin in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u kthyen në himne të antiluftës dhe të lëvizjeve për të drejtat qytetare.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga Bob Dylan:

– Pas çdo gjëje të bukur fshihet një lloj dhimbje.

– Mos kritikoni atë që nuk mund ta kuptoni.

– Ndonjëherë nuk mjafton të dish se çfarë kuptimi kanë gjërat, ndonjëherë duhet të dish se çfarë nuk ka kuptim.

– Disa njerëz e ndjejnë shiun, të tjerët thjesht lagen.

– Kur nuk keni asgjë, nuk keni as çka të humbni.

– Nuk mund të jesh kurrë i mençur dhe i dashuruar në të njëjtën kohë.

– Ju nuk keni nevojë për një meteorolog për të ditur se në cilën drejtim fryn era.

– Edhe nëse nuk i keni të gjitha gjërat që dëshironi, ji mirënjohës për gjërat që nuk i keni dhe që nuk i dëshironi.

– Nuk arrita të komunikoja, prandaj zgjodha të largohesha.

– Nëse ndonjëherë ju kërkohet të shikoni veten, mos e bëni.

– Ju do të duhet t’i shërbeni dikujt; mirë, mund të jetë djalli, ose mund të jetë Zoti, por ju duhet t’i shërbeni dikujt…

 

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit