DnV raporton për dy raste të mohimit të qasjes në informata për vëzhguesit në Prizren

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka raportuar për dy incidente në hapjen e vendvotimeve në Prizren.

Sipas komunikatës së DnV, kryesuesit e vendvotimeve në dy raste kanë mohuar qasjen në informata për vëzhguesit e këtij koalicioni.

“Është raportuar për dy raste kur vëzhguesve të DnV-së në komunën e Prizrenit u është mohuar qasja në informata nga kryesuesit e vendvotimeve, përkatësisht në Qendrën e Votimit “Abdyl Frashëri” 2002/05 dhe Qendrën e Votimit “Motrat Qirazi” 2003/07”, thuhet në njoftim.

Bazuar në sqarimet e DnV-së, vëzhguesit në këto raste kanë kërkuar informata lidhur me numrin e votuesve në vendvotimet përkatëse.

Për ditën e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, DnV në nivel vendi ka akredituar 500 vëzhgues statikë të cilët po mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe dhjetëra vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit