Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Xhia Halid.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.

Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit.

Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023./Telegrafi/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit