Kosova U18 në Botërorin e hendbollit

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës kanë siguruar një sukses historik duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, i cili këtë vit do të mbahet në Egjipt.

Kosova e ka fituar trofeun “IHF Trophy Intercontinental” pasi ka triumfuar në finale ndaj Nigerisë me rezultat 34:30, pas vazhdimeve.

Finalja, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka qenë jashtëzakonisht e fortë dhe dramatike. Dy pjesët e kohës së rregullt kanë përfunduar me rezultat të barabartë, 13:13, duke e çuar ndeshjen në një fund dramatik.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Nigeria ka pasur epërsinë 26:25 dhe një mundësi të artë për ta vulosur fitoren. Megjithatë, tentativa e hendbollistit Mustapha Mohammed është ndalur nga Amar Muqolli, i cili më pas ka realizuar golin e barazimit për 26:26, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Kosova ka treguar forcë, duke e dominuar kundërshtarin dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitore 34:30.

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit