Komuna e Malishevës do të përkujdeset për varrimin e tre viktimave të Masakrës së Kralanit, kjo është agjenda

Komuna e Malishevës do të përkujdeset për organizimin e ceremonive të varrimit të tre qytetarëve që konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999 në Masakrën e Kralanit e që u gjetën e u identifikuan disa ditë më parë.

“Pas gjetjes dhe identifikimit të tre qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët konsideroheshin të zhdukur  nga viti 1999, në Masakrën e Kralanit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën “Kujtesa” dhe familjarët, me qëllim të organizmit të ceremonive dhe nderimit meritor, do të mbajë disa aktivitete, sipas kësaj agjende.”

Kjo është agjenda:

Për martirin Sabedin (Kadri) Kryeziu

21.03.2025

Vendi: Mleqan (SHFMU “Beqir Gashi)

Ora: 14:00 – Homazhe.

Ora: 15:00 – Ceremonia e varrimit

Për tre të gjeturit

03.04.2025

Vendi: Malishevë (salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës)

Ora: 10:00

Aktiviteti: Mbledhje komemorative

Për martirin Vehbi (Pajazit) Halilaj

04.04.2025

Vendi: Llapçevë (SHFMU “Petro Nini Luarasi”)

Ora: 13:00 – Homazhe

Ora: 14:00 –  Ceremonia e varrimit

 Për martirin Mentor (Maliq) Kryeziu

04.04.2025

Vendi: Bubavec (Oda e fshatit Bubavec-afër shkollës)

Ora: 15:00 –  Homazhe

Ora: 16:30 –  Ceremonia e varrimit

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit