17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Vëllai ia plagosi djalin, flet Haxhi Avdyli: Ishte vetëm një gërvishtje, nuk ka arsye për masë ligjore

Deputeti i zgjedhur nga Lista e Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka dhënë një përgjigje lidhur me incidentin ku vëllai i tij, Naser Avdyli, ka qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore djalin e tij.

Në një prononcim për Dukagjinin, Avdyli ka minimizuar rastin, duke thënë se nuk mund të quhet as plagosje.

“Është një gërvishtje e vogël me armë sportive ajrore. As plagosje nuk mund ta quajmë,” ka deklaruar ai.

Sa i përket mundësisë së ndonjë mase ligjore ndaj vëllait të tij, Avdyli ka theksuar se nuk ka arsye për një gjë të tillë, duke e cilësuar ngjarjen si një aksident pa pasoja serioze.

“Nuk ka arsye për masë, për shkak se është pushkë sportive ajrore dhe aksident, lëndim-gërvishtje. Njerëzit mund të lëndohen edhe në lojëra”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Prokuroria në Prizren ka konfirmuar më herët për gazetën Sinjali se ka nisur hetimet për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

Rasti dyshohet se ndodhi aksidentalisht, por megjithatë për këtë incident nuk njoftoi Policia, as në raportin 24-orësh e as me ndonjë njoftim të veçantë.

Më Shumë

Fiton edhe Drita, sfidon P.C Prizrenin në finale

Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat...

Dueti përloti të pranishmit: Besnik Qaka dhe vajza e tij performojnë me pianistin e njohur francez

Një moment i veçantë dhe thellësisht emocionues, i regjistruar nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Protagonistët?...

Lajmet e Fundit