8.2 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Kurti nga Fortesa: Shumë varre këtu janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tubimin përkujtimor të masakrës në Fortesë të Rahovecit.

Kreu qeveritar tha se ndodhet aty në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të vrarë në këtë masakër, e për të nderuar sakrificën dhe qëndresën e popullit për liri, si dhe mbijetesën përballë gjenocidit të Serbisë.

Në këtë tubim përkujtimor, kryeministri Kurti ktheu në kujtesë disa nga raportimet e ndërkombëtarëve për gjenocidin e tmerrshëm që po ndodhte asokohe në Kosovë, derisa tha se shumë varre janë dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë.

“Mirëpo, ju këtu të dashur qytetarë të Republikës, jeni dëshmia e qëndresës së popullit tonë dhe e fitores së shtetit të pavarur. Kjo datë e sotme është përkujtim se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë”, tha para të pranishmëve kryeministri në këtë ditë përkujtuese në Fortesë.

Kreu i qeverisë tha se, në një ditë si kjo, para së gjithash e mbi të gjitha kujtojnë gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve që ndodhet në themelet e shtetit.

“Si institucione të Republikës me përgjegjësi  dhe si qytetarë të Republikës me vetëdije, ne bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të fëmijëve që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje, dhimbje e humbje që kaloi brezi ynë. Bëhemi bashkë që ata të kenë të ardhme të ndritshme, me një Kosovë, me një rajon, me një Evropë e cila është e lirë, e bashkuar dhe e mbrojtur nga NATO-ja, nga çfarëdo agresioni. Ushtria e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e fuqishme, e kufijtë e Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të mbrojtur si sot”, tha ai./rtklive

Më Shumë

27-vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Janë bërë 27 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit