New Basket barazon serinë me Grapeland – Finalisti vendoset në Rahovec

New Basket ka arritur një fitore të rëndësishme në Prizren, duke mposhtur Grapeland me rezultat 86:73 dhe barazuar serinë gjysmëfinale të Play Off-it të Ligës së Parë në 1-1, raporton PrizrenPress.

Në këtë fitore të rëndësishme të skuadrës vendase, Jordan Robinson ishte i pandalshëm, duke shënuar 34 pikë, krahas 7 kërcimeve dhe 7 asistimeve. Kontribut të çmuar dhanë edhe Idoll Pallushi me 15 pikë dhe Qendrim Ajazaj me 14 të tjera.

Nga ana tjetër, Grapeland nuk arriti të mbyllë serinë, pavarësisht përpjekjeve të Kujtim Ujkanit, i cili realizoi 19 pikë. Burim Zekiqi dhe Arion Balluku kontribuuan secili me nga 14 pikë, por nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në përballjen e parë, Grapeland kishte triumfuar në “Mizahir Isma” me rezultat 92:81, por tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë dhe vendimtare, që do të luhet të martën në Rahovec./PrizrenPress.com

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit