Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës

Sot shënohet 17-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një dokument thelbësor që përcakton bazat juridike të shtetit.

Kushtetuta u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, duke i dhënë Kosovës një kornizë të qartë ligjore për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Një pjesë e madhe e Kushtetutës është e bazuar në Planin e Martti Ahtisaarit, ish-presidentit finlandez, i cili siguroi të drejta specifike për grupet minoritare, si dhe garantoi një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta përmban gjithsej 14 kapituj dhe 162 nene, që rregullojnë funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit