Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Abedin Krasniqi nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Krasniqi nga fshati Senoc.

Përmes një mesazhi publik, Latifi ka theksuar kontributin e çmuar të të ndjerit në luftën për liri dhe sakrificën e fshatit Senoc për atdheun.

“Senoci, si shumë fshatra të Rahovecit, ka dhënë bijtë që i dhanë shpirt e gjak luftës për liri. Abedini ishte njëri ndër ta, si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribues i çmuar dhe pjesë e pandashme e qëndresës për liri”, ka shkruar Latifi.

Ai ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, duke theksuar se kontributi i Abedin Krasniqit do të mbetet përherë i nderuar dhe i paharruar.

“Lavdi dhe nderim jetës dhe veprës së Abedin Krasniqit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”! përfundon reagimi i kryetarit Latifi.

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit