Zëvendëskryesuesi i Prizrenit, Bush viziton disa komuna në ShBA, shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Levent Bush në kuadër të qëndrimit në ShBA ka vizituar komunat e Bostonit, Durhanit dhe Bow-it.

Sipas tij gjatë këtyre vizitave është diskutuar lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Si pjesë e programit të ofruar nga IVLP (International Visitor Leadership Program) patëm mundësinë të vizitojmë komunat e Bostonit, Durhanit dhe Bow-it. Me këtë rast, patëm rastin të shohim vizionin dhe sistemin e punës së këtyre komunave”, ka bërë të ditur Bush, raporton Telegrafi.

Ai ka shtuar se në këtë kuadër janë marrë edhe informata lidhur me punën vullnetare të organizatave joqeveritare në kuadër të komunave.

“Në takimet e mbajtura patëm rastin të paraqesim idetë se si mund të punojmë së bashku me Unionin e Komunave. Po ashtu, Komuna e Bostonit deklaroi se janë të hapur dhe të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Prizrenit”, ka njoftuar Bush. /Telegrafi/

Më Shumë

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Lajmet e Fundit