Limaj reagon pas vdekjes së luftëtarit Shala: Na lidhi vendlindja dhe rinia, ndërsa na bashkoi lufta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naser Shala – “Ftyra”.

Limaj ka thënë se me bashkëluftëtarin Shala i ka lidhur vendlindja dhe rinia, ndërsa i ka bashkuar lufta për liri.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – ‘Ftyra’! Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Më tutje, Limaj ka thënë se Shala ka mbrojtur me dinjitet çdo vlerë për të cilën kanë luftuar.

“Naseri ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm. E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet çdo vlerë për të cilën luftuam. Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës. Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit tënd të përjetshëm, komandant ‘Ftyra’! Miku im, prehu në paqen e përjetësisë, në dheun e lirë të Kosovës që e deshe dhe e mbrojte me jetën tënde!”, ka shkruar Limaj.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit