Gratë mbështesin Eqën

EqremKryeziu-ldkEqrem Kryeziu ka marrë mbështetje nga Forumi i Gruas të Degës së LDK-së në Prizren.

“Kryesia e FG të degës së LDK-së në Prizren, mbështet fuqishëm kryetarin e LDK-së Dega në Prizren dr. Eqrem Kryeziu,dhe njëkohësisht kërkon që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Akademik Isa Mustafa, të vazhdojë punën në forcimin dhe funksionalizimin e mëtejmë të LDK-së”, tha kryetarja e FG-së së LDK-së në Prizren, Mybera Mustafa.

Ajo tregoi se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së FG-së së LDK-së, është diskutuar edhe për situatën politike që është krijuar pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar.

“Ishte konkludim i pjesëmarrëseve në mbledhje se gara elektorale për Prizrenin, ishte garë shumë e pabarabartë, pasi që gara nuk kishte qenë vetëm në mes të LDK-së dhe rivalit kryesor PDK-së, por kjo ishte garë në mes të LDK-së dhe koalicionit parazgjedhor të PDK-së me tetë parti minoritare.

“Po ashtu ishte garë në mesë të LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës e cila ishte e instaluar 24 orë të bëj fushat në Prizren, pro PDK-së”.
Sipas saj, edhe përkundër kësaj gare jo të barabartë kandidati i LDK–së, Eqrem Kryeziu arriti që pa koalicione dhe i vetëm të fitojë rreth 17 000 vota të vullnetit të mire të qytetarëve të Prizrenit, e që ishin më shumë se 3000 vota me tepër sesa partia.

“Duke pasur parasysh këto të dhëna Kryesia e Forumit të Gruas konsideron që LDK-ja duhet që pa humbur kohë të vazhdojë të mobilizohet dhe të reformohet në frymën institucionale siç e parasheh statuti i LDK-së, me qëllim që të jemi të fort dhe të gatshëm për fitore në zgjedhjet nacionale të cilat janë shumë afër”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit