Studentët e Universitetit ‘Ukshin Hoti’ vizitojnë Gjykatën e Prizrenit, njihen me punën e përditshme

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, dhe gjyqtari Sami Gashi pritën sot në vizitë studentët e Fakultetit Juridik nga Universiteti “Ukshin Hoti”. Ata i informuan studentët mbi organizimin, shërbimet, qëllimin dhe misionin e Gjykatës, raporton PrizrenPress.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Studentët, të udhëhequr nga Prodekani Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari dhe asistent Milot Krasniqi, vizituan ambientet e Gjykatës dhe u njohën nga afër me punën e përditshme të institucionit.

Gjykata e Prizrenit bëri të ditur se mbetet e hapur për vizita të ngjashme, me qëllim informimin dhe edukimin e studentëve si dhe nxënësve të shkollave fillore e të mesme që tregojnë interes për funksionimin e sistemit gjyqësor./PrizrenPress.com

Më Shumë

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit