25.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kryetari i AAK-së në Prizren e vlerëson si gabim të rëndë koalicionin me Nismën, kërkon falje nga përkrahësit

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren ka vlerësuar se lidhja e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate ka qenë gabim i rëndë. Për këtë arsye ka kërkuar falje nga votuesit dhe përkrahësit e AAK-së.

“Gabimi më i rëndë i kësaj periudhe ishte lidhja e një koalicioni të panatyrshëm me të majtët e Nismës Socialdemokrate. Ky bashkëpunim ishte një devijim nga vlerat dhe identiteti ynë politik – dhe për këtë përgjegjësinë e marrim ne, kryesia dhe kryetari së bashku”, është shprehur Krasniqi.

Sipas tij, Aleanca është një forcë politike e qendrës së djathtë, e ndërtuar mbi parime të qarta, mbi traditë kombëtare, përgjegjësi dhe integritet dhe se largimi nga këto vlera është një shkelje ndaj besimit të votuesve e përkrahësve të AAK-së.

 

Në të njëjtën kohë ka shprehur qëndrimin se Aleanca do të vazhdojë të forcohet si një zë i fuqishëm dhe i besueshëm i djathtës shqiptare.

“E ardhmja jonë është në qëndrueshmëri, jo në pazare”, ka përfunduar Krasniqi.

Në zgjedhjet e këtij viti për Kuvendin e Kosovës, koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët ka marrë 66 256 vota ose 7,06%. Nga tetë deputetët e zgjedhur të këtij koalicioni 5 janë nga AAK-ja dhe 3 nga Nisma Socialdemokrate. Sinjalet e kësaj të fundit se mund të përfshihet në koalicion me LVV-në ka ndikuar në ftohjen e raporteve me AAK-në. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e...

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë. Përkundër dominimit...

Lajmet e Fundit