Përleshje fizike në Prizren: Arrestohen dy qytetarë dhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren lidhur me një incident – konflikt fizik në mes të disa personave, ku dyshohej se njëri nga të përfshirët është zyrtar policor.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Prizren, në rrugën “Tranziti i Vjetër”, pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë.

Sipas Inspektoratit Policor, bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar, raportohet se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre persona (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër)”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Tutje thuhet, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren, të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo përfshirje eventuale e zyrtarëve të sigurisë në vepra penale do të trajtohet me paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit