16.6 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Përurohen renovimet e Repartit të Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku zëvendëskryeministren në detyrë, Emijla Rexhepi, deputetë të kuvendit, dhe stafin drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit përuruan renovimet në Repartin e Pulmologjisë të këtij spitali.

Vlera e përgjithshme e investimit është 142 mijë euro. Nga ky investim 16%  përfshin furnizimin me shtretër dhe inventar të ri, kurse pjesa tjetër është aspekti infrastrukturor i repartit.

“Ky repart tashmë do të ofrojë kushte dhe pajisje moderne si për trajtimin e pacientëve, ashtu edhe për performancën e mirë të personelit shëndetësor, duke siguruar komoditet për pacientët, nisur prej pastërtisë, rregullsisë, ndriçimit, ajrit të klimatizuar e kështu me radhë, e deri tek puna e palodhshme që e bën stafi mjekësor”, u shpreh Kurti.

E konsideruar si një qendër e rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve respiratore dhe për mbrojtjen nga tuberkulozi, ky repart i cili vitin e ardhshëm shënon 80-të vjetorin e funksionalizimit, ka ofron shërbime mjekësore çdo ditë, jo vetëm për pacientët nga Prizreni, por edhe për ata nga Suhareka, Rahoveci, Dragashi, Sharri, Malisheva, Mamusha e madje edhe Kukësit të Shqipërisë

Nga Spitali i Prizrenit, kryeministri u shpreh përzemërsisht mirënjohës për punën, përkushtimin dhe angazhimin e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit të Spitalit të Prizrenit, e në veçanti falënderues ndaj repartit të Pulmologjisë.

“Jemi të gëzuar që jemi këtu në spitalin e Prizrenit, përkatësisht në repartin e Pulmologjisë, në një qendër të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve respiratore dhe për mbrojtjen nga tuberkulozi, e cila vitin e ardhshëm e shënon praktikisht 80-të vjetorin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për Prizrenin, por jo vetëm për Prizrenin si komunë, por për Prizrenin si rajon, meqenëse këtu gravitojnë edhe Suhareka, Rahoveci, Dragashi, Sharri, Malisheva, Mamusha e që besa edhe Kukësi i Shqipërisë prej nga vijnë pacientë përditë”.

“Renovimi i gjithmbarshëm këtu si totali i investimit ka qenë afër 142 mijë euro, prej të cilëve 16% përafërsisht është furnizimi me shtretër dhe inventar të ri, ndërkaq pjesa tjetër është aspekti infrastrukturor i repartit.  38 shtretër janë këtu, 6 mjekë specialistë pulmologë, 11 infermierë, sivjet kanë ardhur 130 shtretër në një vlerë të gjithmbarshme prej 67 mijë euro, prej këtyre 130 shtretërve,  38 janë për repartin e Pulmologjisë”.

“Trajtimi i pacientëve këtu bëhet në rast të pneumonisë, pastaj bronkitit, tuberkulozës, patologji të tjera pulmonare e deri tek kanceri i mushkërive”.

“Tjetër që duhet theksuar është se në vitin 2024 janë hospitalizuar 669 pacientë dhe këtu ka pasur gjithsej 5803 ditë qëndrimi prej tyre. Ndërkaq, në periudhën janar-prill sivjet, kemi pasur gjithsej 195 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 1289 ditë qëndrimi”.

“Nga ajo çfarë pamë, kushtet, pajisjet janë moderne si për trajtimin e pacientëve, ashtu edhe për performancën e mirë të personelit shëndetësor dhe pa dyshim që ka edhe komoditet për pacientët, duke përfshirë prej pastërtisë, rregullsisë, ndriçimit, ajrit të klimatizuar e kështu me radhë, e deri te puna e palodhshme që e bën stafi mjekësor, e të cilëve u jemi pafundësisht e përzemërsisht, mirënjohës – pra mjekëve, infermierëve të Spitalit të Prizrenit në përgjithësi, e veçanërisht repartit të Pulmologjisë”.

 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia  tha se pas renovimit të repartit të Pulmologjisë, Spitali i Prizrenit shumë shpejtë do të ketë edhe procedurën e re të renovimit total të ndërtesës së pediatrisë dhe internos dhe kështu po përmbyllet një cikël i investimeve që këtë spital po e bën një model jo vetëm në Prizrenin si komunë, por edhe rajonin e Prizrenit dhe qytetarët nga rajoni i Kukësit.
“Nga drejtoresha dhe shefja e repartit pashë punën e mrekullueshme që janë duke bërë, si drejtoresha ashtu edhe shefja e repartit, për çka i falënderoj nga zemra për angazhimin dhe përkushtimin e tyre bashkë me mjekët, infermierët dhe laboeantët që janë edhe shtylla kurrizore e sitemit tonë shëndetësor”.
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive tha se  spitali mban emerin e doajenit të mjekësisë, dr. Daut Mustafa, që nga qytetarët ky repart lidhet me emrin e tij.
“Me këtë revonim më së shumti do të përfitojnë qytetarët, për marrjen e shërbimeve shëndetësore me kushte shumë më të mira dhe cilësore, dhe stafi i repartit që tani kanë komoditet më të mire. Falënderoj drejtorin e SHSKUK-së, Ministrin e Shëndetësisë që na kanë ndihmuar dhe kanë qenë në ndihmë të vazhdueshme për renovimin jo vetëm të repartit të pulmologjisë, por edhe investimeve tjera në të kaluarën dhe investimin e ardhshëm, siç tha ministri, ndërtesën ku janë të vendosur reparti pediatrisë dhe internos”.

/PrizrrenPress.com

Më Shumë

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Shaqir Totaj do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një intervistë për “Fol me Arin”, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë qytet si më të ‘bukurin...

Lajmet e Fundit