-0 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Aksion në lokalet e natës në Prizren/ Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

Një operacion i planifikuar nga Policia e Kosovës në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka rezultuar me arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve të ftohta.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386

Mbrëmjen e 14 qershorit, njësitet policore të Stacionit në Prizren kanë kryer kontrolle në disa lokale të natës të llojit bar-lounge, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas njoftimit zyrtar, katër prej të dyshuarve janë kapur me thika të fshehura në brez, ndërsa një tjetër është ndaluar pasi iu gjet një armë zjarri pa leje.

“Të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet e sekuestruara – armët dhe thikat – do të përdoren si prova në procedurën penale ndaj të dyshuarve, të cilët përballen me akuzën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka ritheksuar angazhimin e saj për të garantuar siguri për qytetarët dhe për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme.

“Jemi të përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe në mbajtjen nën kontroll të veprimeve që rrezikojnë sigurinë publike”, thuhet më tej në njoftim./PP/

Marketing

 

Më Shumë

Rahovec: Një burrë e qëllon vetën me armë në këmbë

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.   Atje, një person (mashkull kosovar) ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre...

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Lajmet e Fundit