Filmi malazez “Fëmijët nga rruga e Marksit dhe Engelsit” vjen për publikun kosovar në DokuKino

Ambasada e Malit të Zi në bashkëpunim me DokuFest-in organizon në Prizren premierën kosovare të filmit të parë malazez pas rivendosjes së pavarësisë, “Fëmijët nga rruga e Marksit  dhe Engelsit”, të shtunën, më 21 qershor, në ora 20:00, në DokuKino.

Sipas njoftimit, njëri nga aktorët kosovarë që shfaqet në film, Fatmir Spahiu, do të jetë i pranishëm në premierë, raporton Telegrafi.

Në përshkrimin e shkurtër të thuhet se filmi sjellë një rrëfim të fuqishëm dhe të papërpunuar, të vendosur në Ballkan, që ndjek dy vëllezërit gjatë së njëjtës natë vendimtare në jetën e tyre.  “Njëri (30 vjeç) po përgatitet të vrasë një njeri për herë të parë. Tjetri (16 vjeç) është gati të përjetojë dashurinë për herë të parë. Ajo që duket e thjeshtë… nuk është aspak e tillë në Ballkan”.

Filmi me regji të Nikolla Vukçeviqit, sipas njoftimit, bashkon një rrjet të aktorëve nga rajoni, si Momçilo Otasheviq dhe Branka Staniq nga Mali i Zi, Emir Haxhihafizbegoviq dhe Goran Bogdan nga Bosnja e Hercegovina, aktorët serbë Nebojsa Glogovac dhe Ana Sofrenoviq, si dhe Fatmir Spahiun nga Kosova.  /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit