12.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 60 vjeçari vdes në një kafiteri në Prizren

Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren.

60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Rastin e ka konfrmuar për Klankosova.tv togeri Tahir Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, deklaroi ai.

“Njësitet relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar”, theksoi Kabashi për Klankosova.tv.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Lajmet e Fundit