PDK-ja në Rahovec arrin marrëveshje me AAK-në, Cana jep detaje: Tri drejtori…

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Rahovec ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje politike për qeverisje lokale me AAK’në atje, ku kryetar do të jetë Smajl Latifi.

Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Edon Cana, kreu i degës së PDK’së në Rahovec, i cili ka njoftuar se do të qeverisin në përputhje me planprogramin e PDK’së për vitin 2025-2029.

Ndër të tjera, Cana ka bërë të ditur se PDK do t’i ketë tri drejtori dhe pozitën e nënkryetares.

“Jemi marrë vesh në parim, të propozuar prej AAK-së. Tri drejtori të rëndësishme dhe një nënkryetare, drejtoritë do të jenë në përputhje me planprogramin që e kemi shpalos, po edhe në fusha të tjera do të jemi në përputhje të planprogrameve, të parimeve të qeverisjes. Këtë po e bëjmë për qytetarin e Rahovecit”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Edon Cana i PDK’së në raundin e parë të zgjedhjeve mori 3,327 vota apo 15,31 për qind të tyre. Smajl Latifi i AAK’së fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve me 8,521 vota apo 52,17 për qind sosh.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit