Në Prizren sot luhet finalja e Kupës së Ligës së Parë

Sot në Prizren zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Ligës së Parë, ku Proton Cable Prizreni dhe Drita do të përballen për trofeun e këtij edicioni, raporton PrizrenPress.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në Final 8, dy skuadrat më të mira zbresin në parket me objektiv të qartë – fitoren dhe ngritjen e Kupës. Pritet një ndeshje me intensitet të lartë, rivalitet sportiv dhe emocione të forta deri në fund.

Palestra “Sezai Surroi” pritet të mbushet me tifozë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë në natën vendimtare të basketbollit të Ligës së Parë./PrizrenPress.con/

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit