Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin Vushtrria Basket me rezultat 90:44, raporton PrizrenPress.

Finalja u zhvillua në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku basketbollistet e Junior 06 Moni Bau dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar epërsi të dukshme në lojë dhe rezultat.

Me këtë fitore të thellë në finale, Junior 06 Moni Bau kurorëzon me trofe një paraqitje shumë të mirë në këtë edicion të Kupës së Kosovës për vajza U16, duke konfirmuar formën dhe potencialin e madh të skuadrës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit