Deep Purple emocionojnë kryeministren japoneze me një vizitë të shkurtër

Grupi legjendar britanik “Deep Purple” i ka dhuruar një moment të veçantë kryeministres japoneze Sanae Takaichi, gjatë një vizite të shkurtër në Tokio, në kuadër të rikthimit të tyre në Japoni më shumë se gjysmë shekulli pas turneut të parë.

Takaichi, e njohur si një adhuruese e zjarrtë e hard rock-ut dhe bateriste amatore, nuk e fshehu emocionin gjatë takimit. Duke iu drejtuar bateristit legjendar Ian Paice, ajo u shpreh: “You are my god!”, ndërsa i dhuroi një palë shkopinj baterie japonezë të firmosur prej saj.

Kryeministrja tregoi gjithashtu lidhjen e hershme me muzikën e grupit, duke kujtuar se kishte blerë albumin “Machine Head” që në shkollë fillore – një disk që përfshin hite ikonike si “Smoke on the Water” dhe “Highway Star”. Ajo shtoi se në shkollë të mesme ka luajtur në tastierë në një bandë tribut për “Deep Purple”, ndërsa më vonë i ra baterisë gjatë studimeve universitare.

Me humor, Takaichi u shpreh se edhe sot muzika e grupit është pjesë e jetës së saj: “Kur grindem me bashkëshortin, i bie baterisë me “Burn” – tha ajo me shaka.

i formuar në fund të viteve ’60, konsiderohet një nga pionierët e hard rock-ut dhe heavy metal-it, me hite si “Smoke on the Water”, “Highway Star”, “Child in Time” dhe “Perfect Strangers”, që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë muzikantësh.

“Deep Purple” ka një lidhje të veçantë me Japoninë që daton prej vitit 1972, kur regjistruan albumin e famshëm live “Made in Japan”, i cili forcoi reputacionin e tyre si një nga grupet më të fuqishme në skenën live të rock-ut.

Grupi pritet të nisë turneun e tij në Japoni për vitin 2026 me një koncert në sallën ikonike Nippon Budokan në Tokio./ATSh/

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit