9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Në Xërxë përkujtohet dëshmori Hamëz Thaçi

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili ra në frontin e Koshares gjatë luftës në Kosovë.

Homazhet janë zhvilluar në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, si dhe qytetarëve të shumtë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në fjalën e tij ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e dëshmorit, duke theksuar përkushtimin e tij atdhetar që nga ditët e para të luftës, si dhe rrugëtimin luftarak deri në frontin e Koshares.

“Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi në frontin e Koshares, në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij në Xërxë, bëmë homazhe dhe nderuam figurën e këtij luftëtari”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka shtuar se dëshmori Thaçi u dallua për angazhimin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar nga Anadrini dhe duke përmbyllur rrugëtimin e tij në betejën e Koshares.

“Është kënaqësi kur nxënës e mësimdhënës, veteranë e invalidë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe qytetarë të shumtë e kujtojnë me respekt dëshmorin që luftoi e ra në fushë të nderit në frontin e nxehtë të luftës së Koshares”, thuhet në njoftim e tij.

Në kuadër të aktivitetit përkujtimor, nxënësit e shkollës interpretuan poezi kushtuar dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarë dhe bashkëqytetarë ndanë kujtime për jetën dhe veprën e tij./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash: LDK drejt “bashkimit” dhe një alternative të re politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka kaluar paraditen në qytetin e Dragashit, ku është takuar me veprimtarë të...

Peja dominon në Suharekë, siguron gjysmëfinalen

Peja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pas fitores në ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:70 në...

Lajmet e Fundit