Përcaktohet orari i Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll

Është përcaktuar orari i ndeshjeve të “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneu final i Kupës, e që pritet të jetë spektakël i hendbollit, zhvillohet në fundjavë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 14:00 takohen Istogu e Shqiponja, në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve.

Gjysmëfinalja tjetër në konkurrencë të femrave, mes Samadrexhës e Ferizajt, zhvillohet nga ora 18:00.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve, mes Besa Famgas e Prishtinës, zhvillohet nga ora 16:00.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë për gjysmëfinalen e dytë të hendbollistëve, mes Rahovecit dhe Kastriotit. Kjo ndeshje fillon në ora 20:00.

Finalet zhvillohen të dielën. Prej orës 17:15 është finalja e hendbollisteve, ndërsa prej orës 20:15 ajo e hendbollistëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit