Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për meshkuj.

Prishtinasit siguruan titullin kampion pasi në ndeshjen e zhvilluar në Prizren mposhtën Bashkimin me rezultat 93:79, raporton PrizrenPress.

Me këtë fitore, Kerasan e përmbylli serinë finale me rezultat të përgjithshëm 3:0, duke dëshmuar epërsi gjatë gjithë finales.

Trofeun e kampionit e ndanë Rrahman Përteshi dhe Aulona Muhadri, anëtarë të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Ky sukses vjen pasi Kerasan kishte fituar më herët edhe Kupën, duke konfirmuar një sezon shumë të suksesshëm për klubin në grupmoshat e reja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit