Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit Rajonal.
Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 21 maj 2026, rreth orës 06:40, Policia e Prizrenit është njoftuar nga Emergjenca për një person mashkull pa shenja jete.
Sipas informacioneve fillestare, 63-vjeçari ishte dërguar për trajtim në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Nga ekzaminimet e para nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.
Për zbardhjen e rrethanave të rastit janë angazhuar hetuesit policorë dhe njësitë rajonale të hetimeve, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
